Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Espanyol. Një rezultat zhgënjyes për “Colchoneros” që mbeten pas në garën për titull në krahasim me dy rivalët, Barcelona dhe Real Madrid.
Pavarësisht se Atletico nuk fitoi dot sot, Antoine Griezmann është futur në historinë e La Ligës. Me paraqitjen e sotme, francezi është bërë lojtari i huaj me më shumë ndeshje në La Liga.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Lionel Messi me 520 ndeshje, ndërsa Griezmann regjistroi sot ndeshjen e 521-të. Në këto 521 ndeshje, Griezmann ka shënuar 198 gola dhe ka dhënë 95 asiste.
Francezi është golashënuesi më i mirë në historinë e Atletico Madridit dhe sigurisht një nga lojtarët më të mirë në historinë e La Ligës, aty ku ka veshur edhe fanellën e Real Sociedad dhe Barcelonës, përveç asaj të Atleticos./telesport/