Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë luan sot në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen zyrtare eleminatore të radhës. Përballë saj do të jetë ekipi kombëtar i Polonisë. Një ndeshje e cila do të pasojë me atë të Zvicrës pak ditë më vonë. Trajneri Armir Grima për këtë ndeshje citon: “Një sfidë e vështirë, por do të futemi në fushë për të fituar këtë takim. Besoj se gjatë këtyre ditëve kemi punuar mirë me ekipin duke kërkuar maksimumin dhe përqëndrimin e duhur. Jemi koshientë që na pret një ndeshje e vështirë, por jo e pamundur për një rezultat pozitiv”,- deklaron Grima.

Takimi do të nisë në orën 17.00 dhe hyrja është falas, sikundër në çdo ndeshje tjetër zyrtare eleminatore, të ekipeve kombëtare të moshave, përfshirë edhe U-21. Pritet që në shkallët e stadiumit të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe kjo e ka një shpjegim. Futbolli i femrave bazën e tij e ka në Shkodër dhe ky lloj futbolli ka bërë për vetë jo pak vajza por edhe tifozë të ndryshëm në këtë qytet shumë sportdashës.

© shkodrasport.com