Humbja e 4 rradhazi vjen për kombëtaren e femrave të Shqipërisë. Këtë herë femrat e Kombëtares janë mundur nga Polonia me një tjetër rezultat tenistik, 1-4. Humbja e 4 radhazi kjo për Shqipërinë por që trajneri Grima ka çuditur në deklaratën e tij për “Rtsh Sport”, pasi shprehet i kënaqur nga performanca e treguar në fushën e lojës. “Diferencat janë të mëdha mes futbollit tonë në krahasim me kundërshtarët. Ne ishim të përgatitur që mund të shkonte edhe më keq, pasi tjetër gjë është të luash këtu në elitën evropiane, dhe tjetër në eleminatoret që ishim më parë.

Ajo që dua të theksoj është se jemi në elitën e Evropës dhe dallimet duken në fushën e lojës. Një nga problemet tona është lodhja fizike e lojtareve të kombëtares pasi nuk aktivizohen shumë me klubet e tyre dhe kjo pasqyrohet në këto ndeshje. “Ne nuk hynim në këtë ndeshje për fitore megjithëse çdo herë tentojmë të japim maksimimumin tonë. Ajo që unë dëshiroja ishtë të kënaqnim tifozët duke luajtur bukur. Megjithatë unë jam i kënaqur me atë që dhanë vajzat në fushën e lojës.

Punë e madhe na pret pasi duhet të forcojmë skuadrën me përforcime të tjera. Duhet që klubet shqiptare të vazhdojnë me projektet e tyre që ne të përzgjedhim elementet prej aty. Gjithsesi ajo që duhet thënë është se ka nevojë për një tjetër nismë ashtu si ajo e FSHF për ta bërë futbollin tek fëmijët pjesë të tyren, edhe tek femrat duhet ndjekur e njëjta metodë pasi vetëm kështu mund të kemi mundësinë që të përzgjedhim futbollistet tona për në kombëtare”, përfundoi Grima.
© shkodrasport.com