Me 4 pikë i ka mbyllur eliminatoret e Kupës së Botës kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave.

Ndeshja e djeshme ndaj Bjellorusisë në “Elbasan Arena” ka qenë “qershia mbi tortë” për ekipin kuqezi.

Fitorja e djeshme ndaj Bjellorusisë e ka lumturuar së tepërmi atë dhe gjithë pjestarët e tjerë të kombëtares shqiptare të femrave.

Armir Grima padyshim që ndjehet i kënaqur për arritjen e objektivit, për të mos thënë se ai është tejkaluar sepse ndoshta askush nuk e kishte menduar barazimin në Poloni.

Duke folur për “Shkodra Sport”, tekniku i ekipit kuqezi është shprehur: “Të them të drejtën jam i kënaqur me atë çfarë kemi arritur në këto eliminatore.

Barazimi në Poloni na ka lumturuar por ndërkohë në ndeshjen me Bjellorusinë skuadra nuk u shfaq ashtu si duhet sepse u vërejtën shenja lodhje nga ndeshja e para 4 ditëve.

Ndoshta ishim pak me fat tek shënimi i golit në minutat e fundit megjithatë ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne.

Këto rezultate tregojnë se niveli i futbollit të femrave në Shqipëri po rritet dhe kjo falë edhe interesimit gjithnjë në rritje të Federatës Shqiptare të Futbollit për të”.
© shkodrasport.com