Drejtori sportiv i klubit të fudbollit Vllaznia Armir Grima i ftuar në emisionin “Hapësirë Informacioni” në Radio Jehona i është përgjigjur një sërë pyetjesh mbi gjëndjen e Vllaznisë në një intervistë 45 minutëshe. Duke folur mbi merkaton e janarit, Grima tha se merkatoja ka qenë disi e vonuar per ekipin, aq më tepër që alternativat kanë qenë të kufizuara. “Pretendimet e ekipit shkodran ishin të afronim edhe njëherë Liken, Balen por vendimi i kryeatarit të Bashkisë së Tiranës në momentet e fundit ndryshoi edhe skemën e merkatos për ne”- tha Grima.
Blerja e Jabllan, Vuk, Bernoviç dhe Moreno kanë treguar që vendimet e drejtuesve të Vllaznisë të jenë të drejta, pasi të katër lojtarët kanë nisur të ambjentohen dhe të japin rezultat pozitiv në lojë. Grima ka folur edhe mbi takimin Vllaznia-Skenderbeu, duke e cilësuar këte ndeshje si më e mira që ekipi shkodran ka zhvilluar në këtë sezon. Ai sqaroi edhe incidentin e ndodhur në përfundim të këtij takimi, ku një top dëbore goditi trajnerin Lev. Sipas Grimës kjo po trumbetohet shumë në media në mënyrë që Vllaznia të penalizohet. Madje ai solli një krahasim ku autobusi i Vllznisë thuyej nga gurët ndërsa të gjithë heshtnin. Reagimi i Lev në median e shkruar ku shprehej që rrezikoi jetën në Shkodër, Grima e quajti të tepruar dhe të ulët pasi me top dëbore është gjuajtur jo me armë zjarri. Grima ka hedhur poshtë zërat se trajneri Rudi Vata mund të largohet. Emrat që qarkullojnë në media për zëvendësimin e tij janë emra të përmendur që pas largimit të Josës. I pyetur nëse ideologjia e Vatës po funksionon që në futbollin shqiptar të këtë drejtësi dhe jo fiksim rezultatësh, Grima tha se një person i vetëm nuk mund ta ndryshoj, por ajo që mund të bëj është të ndryshoj ambjentin ku ofron shërbimet e tij si teknik. Duke folur për të ardhmen e Vllaznisë, Grima tha se skuadra shkodrane do të ndjek rrugën më të shkurt, atë të Kupës së Shqipërisë për të hyrë në zonën e Europës.
Fatjon Hamzi