Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit për femrat, Armir Grima ka dalë në një konferencë për shtyp në stadiumin “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës, në vigjilje të ndeshjes Shqipëri- Skoci.

Ai ka bërë të ditur edhe listën e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjen e rradhës zyrtare, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit. Shqipëria në këto kualifikuese, bën pjesë në grupin e dytë sëbashku me Zvicrën, Bjellorusinë,Poloninë dhe Skocinë.

Shqipëri-Skoci do të zhvillohet në stadiumin “Loro Borici” datë 4 shtator ora 17:00 ku hyrja për tifozët do të jetë FALAS.

“Kemi te bejme me nje kundershtar shume te veshtire sepse Skocia ndan bashke me Zvicren vendin e pare te renditjes. Diferencat ne mes dy ekipeve jane te medha megjithate kombetarja shqiptare nuk do te futet e dorezuar ne fushen e lojes.

Ne do te bejme lojen tone dhe shpresoj te marrim nje rezultat pozitiv. Ky eshte takimi yne i fundit ne grup dhe do te tentojme te mbajme vendin e katert.

Nje pozicionim i tille besoj se eshte sukses duke pare edhe vitet e pakta qe kombetarja jone ka ne keto lloj aktivitetesh. Mjafton te shohim renditjet e grupeve te tjera dhe do te shohesh ekipe qe kane 30-40 vite qe e ushtrojne futbollin e femrave dhe serish ndodhen ne vendet e fundit te renditjes me zero pike.

Shqiperia ka bere progres ne kete drejtim por nuk duhet te kenaqemi me kaq. Duhet te shohim perpara. Megjithate per momentin jemi te fokusuar tek sfida me Skocine.

Une shpresoj te kemi edhe nje mbeshtetje te tifozerise shkodrane per kete ndeshje ne menyre qe te tentojme nje rezultat pozitiv”- ka deklaruar Grima.
© shkodrasport.com