Armir Grima, ish-futbollist e drejtues i Vllaznisë, njeh mire ambientin te kuqeblute dhe sipas tij, atmosfera e këtij sezoni është ajo e pritshmërive të mëdha.

Në “Rubrika Sportive” ai theksoi se ekipi po bën një lojë të bukur e kjo ka rritur pritshmërinë, por nuk duhet bërë gabimi që të vihet nën trysni ekipi për një humbje.

“Realisht u befasova, se prisja të fitonte Vllaznia, duke parë klimën e si po luan Vllaznia në këtë periudhë. Nuk është bërë nami. Kjo është një Vllazni e bukur, të krijon kënaqësi kur e sheh.

E rëndësishme është të mos dramatizohet e të mos i futin në presion këta djem. T’i lënë bashkë me trajnerin të punojnë siç kanë bërë deri tani, unë nuk di ndonjë ekip që ta ketë mbyllur sezonin pa humbje,

Atmosfera është pozitive në Shkodër dhe pritshmëria e njerëzve është jashtëzakonisht e madhe, duke parë që ekipi luan: Është edhe ardhja e sponsorit, trajnerit, blerjet.

Emrat të japin shpresë e pritshmëri që do të shohim Vllazni tjetër deri në fund të sezonit”, tha Grima. /vipsport/