www.shkodrasport.com
Grima: Vllaznia tashmë më e qetë. Një fitore e rëndësishme
Trajneri i Vllaznisë Armir Grima është shfaqur shumë i çliruar në fundin e ndeshjes me Apoloninë pas trepikëshit të marrë. Një fitore që u kthen buzëqeshjen shkodrane pas dy humbjeve të fundit rradhazi. DUke folur në lidhje me ndeshjen e sotme, ja si është shprehur Grima në konferencën për shtyp: “Normalisht që emocionet ishin të mëdha për vetë mënyrën se si shkoi ndeshja. Unë falenderoj djemtë për karakterin që treguan në fushën e lojës atëherë kur ishin më keq, pikërisht në momentet kur mbetëm me 10 futbollistë. Patëm vështirësi në lojë pasi nuk arritëm të shfrytëzonim rastet që ne i krijuam për shënim. Po ta zgjidhnim lojën edhe ma shpejt nuk besoj se do të ishim aq shumë nën presion dhe do të kishim mundësi të shikonim një Vllazni dhe më të bukur. Nuk se treguam në të mirën tonë në fushën e lojës dhe atë ccfarë pritej. Pas momentit të kartonit kuq u tregua shpirti dhe karakteri sportiv i skuadrës. Nuk dua të ndalem shumë tek gjykimi aq më tepër për kartonin e kuq. Nuk ia vlejmë ta diskutojmë pasi ne u ndëshkuam me atë karton, tashmë ccdo gjë ka përfunduar. Objektivi i jonë është të qëndrojmë komod në pozicionin tonë në klasifikimin e përgjithshëm që të mos rrezikojmë zonën e ftohtë”.