Pista e merkatos per drejtuesit e Vllaznise po ngushtohen gjithnje e me shume. Disa nga lojtaret e kerkuar nga ana e tyre, ose tashme kane firmosur per skuadra te tjera, ose jane ne kete rruge.

Lojtare te ndryshem qe jane pelqyer nga shkodranet, jane kontaktuar por nuk kane rene dakord nga ana financiare sepse ajo çfare ka ofruar Vllaznia nuk i ka kenaqur.

Keshtu, sipas “Panorama Sport”, mësohet se për kuqeblutë ka rënë pista “Gripshi”. Shkodranet kane tentuar ta bejne pjese te tyre futbollistin aktual te Skenderbeut, por nuk do te ndodhe keshtu.

Shuma financiare që kërkon lojtari dhe ajo që mund të ofrojë Vllaznia janë shumë larg me njera- tjetren dhe per kete arsye, tashme nuk ka me asnje shprese se ky futbollist mund t’i bashkohet kuqebluve.

E njëjta gjë edhe me Dejvi Bregun, i cili është kontaktuar disa javë më parë, por edhe ai ka refuzuar sepse ka nder mend te levize jashte Shqiperise per nje kontrate te mire financiare.