Shumë zhurmë në lidhje me ndeshjen Vllaznia- Partizani dhe praninë e një numri tifozësh në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, ndonëse ky është një fenomen që vërehet në çdo stadium tjetër të Shqipërisë.
Por kjo ankesë e dalë nga goja e Olsi Ramës, drejtorit të përgjithshëm të Partizanit që është njëkohësisht edhe vëllai i kryeministrit të vendit, nuk është pritur mirë. Madje edhe vetë tifozët skuadrës së kuqe e konsiderojnë një justifikim për të hequr vëmendjen ndaj humbja.
Në të njëjtën linjë me ta është edhe regjisori i njohur me origjinë nga Bajza Eduard Grishaj i cili i ftuar në “Procesi Sportiv” e ka konsideruar një “ves” jo vetëm të drejtorit të Partizanit por edhe i vëllait kryeministër të cilët për të hequr vëmendjen nga një gjë, merren me një gjë tjetër. Këtë e ka shprehur edhe gjatë emisionit kur ka thënë:
“Vëllezërit Rama kanë një ves, për të hequr vëmendjen nga një gjë, merrem me një gjë tjetër. Në qoftë se Partizani do të kishte fituar, nuk do t’i kishte rënë ndër mend a do të kishte patur apo jo tifozë.
Erdhi koha që të ankohemi se kemi tifozë. Ne kemi që në ’90-tën që nuk kemi tifozë, prandaj shyqyr që po vijnë edhe në këto kohë të vështira”.
Grishaj në fakt ka patur një kritikë edhe për drejtuesit e “Procesi Sportiv” teksa u ka thënë: “Në javët e para ju si emision kë nuk keni bërë pretendentë, keni bërë Kukësin, Tiranën, Partizanin, Laçin e Teutën, vetëm Vllazninë jo. Duhet t’i jepni atë që i takon kësaj skuadre”./SHKODRA-SPORT.COM/