Një skenë xhelozie është zhvilluar në rrjetet sociale. Mauro Zarate, ish-sulmuesi i Lazio-s, tani te Al-Nasr Dubai, nuk ka qenë i kënaqur me fotografinë seksi të publikuar nga gruaja e tij Natalie Webber në profilin e saj në Instagram: “Idiote, çfarë bën… sipas mendimit tim duhet ta heqësh atë imazh. Me gjithë ato komente që ke marrë…”, ka shkruar argjentinasi.

Fansat e Natalie kanë ndërhyrë në masë për ta mbrojtur nga komenti i ashpër i bashkëshortit.

Zonja Zarate ka pranuar më vonë se është bërë fjalë për një lojë mes të dyve dhe që “fatkeqësisht në internet nuk mund të kuptohet toni i përdorur për të thënë gjëra të caktuara dhe ky fakt krijon polemika”, ka thënë ajo. telesport.al