Shqipëria U15, e drejtuar nga trajneri vlonjat Eqerem Memushaj, do të zhvilloje dy ndeshje miqësore me Maqedoninë të martën dhe të enjten. Fillimisht kuqezinjtë e vegjël do të luajnë në Korçë më 18 shtator prej orës 16:00.

Ndeshja e dytë zhvillohet më 20 shtator në stadiumin “Biljanini” në qytetin e Ohrit. Ndërkohë është publikuar edhe lista e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime.

Bien në sy më së shumti lojtarë që luajnë kryesisht në vendin tonë, por ka edhe nga ata që vijnë nga klube evropiane.

Pjese e ketij grumbullimi jane edhe dy futbolliste te Akademise Vllaznia. Behet fjale per portierin Tomas Kiri dhe per mesfushorin Arval Maliqi.

Ja lista e plote e lojtareve te grumbulluar nga trajneri Memushaj: