Katër futbollistë të ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia janë ftuar në kombëtaren U-18 në grumbullimin e saj të rradhës.
Trajneri Erion Bogdani ka preferuar të ketë në dispozicion për miqësoret ndaj Tiranës dhe Besës edhe katër shkodranë.
Bëhet fjalë për portierin Klodian Harusha, mbrojtësit Egzon Shimaj e Arif Amuli si dhe për mesfushorin Samuel Asllani.
Ata nesër në orën 11.00 do të jenë në kompleksin “Tropikal” në Durrës për të nisur kësisoj grumbullimin me këtë ekip.
Padyshim që ky është një lajm i mirë jo vetëm për këta sportistë por edhe për Akademinë Vllaznia sepse tregon edhe njëherë tjetër se aty punohet mirë.
Ekipi i kësaj grupmoshe ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionatin e deritanishëm dhe jo më kot mban vendin e dytë në renditje dhe synon të fitojë edhe titullin kampion.
© shkodrasport.com