Kombëtarja U-19, e drejtuar nga Erjon Bogdani, do të zhvillojë një grumbullin në periudhën 21-25 janar në qytetin e Elbasanit. Kreu i pankinës kuqezi do të ketë mundësinë të shohë disa lojtarë për Kombëtaren. Rinovimi i saj ka nisur, pasi janë disa lojtarët që ishin pjesë e të rinjve edicionin e shkuar dhe që nuk mund të luajnë më me Shqipërinë U19. Bogdani ka vëzhguar shpesh edhe në kampionatin e moshave, nga edhe vijnë një pjesë e mirë e lojtarëve të thirrur.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të jenë në këtë grumbullim. Ajo që të bën përshtypje në këtë listë është se përveç Enes Isufit, emri i të cilit u mor vesh që dje, në këtë grumbullim janë edhe dy futbollistë të tjerë nga Akademia Vllaznia, mbrojtësi Elmir Lekaj dhe mesfushori Eridon Qardaku. Më poshtë keni listën e plotë të kombëtares U-19:


© shkodrasport.com