Lajme të mira për lojtarët e spikatur të Akademisë Vllaznia. Pas ftesës së ardhur dy ditë më parë në adresë të Belajdi Pusit për të qenë pjesë e kombëtares U-20 në ndeshjet miqësore që ajo do të zhvillojë në Turqi, sot në klubin shkodran ka ardhur një tjetër ftesë. Këtë herë për mbrojtësin 17 vjeçar Enes Isufi. Lojtari shtatëlartë që është i federuar me ekipin e parë të Vllaznisë, nuk u përfshi në listën e ekipit që u stërvit në Ulqin dhe kjo natyrisht që krijoi pakënaqësi megjithatë ai ka vijuar me stërvitjen pa e ulur për asnjë moment ritmin e saj.

Si shpërblim, sot ka ardhur ftesa nga kombëtarja U-19 në grumbullimin e saj të rradhës që do të zhvillohet këto ditë në Elbasan.
© shkodrasport.com