Kombëtarja U-20 do të nisë të dielën grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20.

Trajneri Alban Bushi ka shpallur ndërkohë listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida me pjesën më të madhe të cilët aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar.

Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në Kombëtaren U-21 dhe U-19, ku spikatin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Medon Berisha, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj.

Interesant eshte fakti se nder 26 futbollistet e grumbulluar nga ana e trajnerit Bushi, plot 8 jane nga Shkodra. Duke fllluar nga portieri Marco Molla qe luan ne Itali me Imolese, per te vazhduar me Mario Mitaj qe tashme luan ne Rusi me Lokomotiven e Moskes, Marcelino Preken qe luan me Partizanin, Elmando Gjini qe luan ne Porugali me Amara FC.

Per te vijuar me tre futbollistet e Vllaznise, Flori Spahija, Geralb Smajli dhe Antonio Delaj. Ne liste eshte edhe shkodrani qe luan per Olimpiakos Andreas Ndoj nderkohe qe ne liste eshte edhe pukjani Leandro Frroku qe luan me Panathinaikos.

Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Ky ndryshim programi erdhi pas ftesës së Federatës Kroate të Futbollit për të organizuar këto miqësore dhe pasi u ra dakord mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30.

Dy ditë më pas, më datë 25 shtator në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20. Me këtë ndeshje do të mbyllet edhe grumbullimi 8-ditor i ekipit Kombëtar kuqezi me trajnerin Bushi dhe stafin e tij teknik që do të kenë mundësinë të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve të kësaj grup-moshe si dhe të vëzhgojnë futbollistët e rinj që mund të jenë pjesë e ekipit për herë të parë. Përballjet me ekipet si Kroacia dhe Maqedonia e Veriut janë teste mjaft të vlefshme që do ta ndihmojnë shumë ekipin kuqezi të konsolidohet.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy miqësore: