Plot 9 futbollistë shkodranë janë grumbulluar në Kombëtaren U20 për një test që ajo ka zhvilluar sot ndaj Besës së Kavajës. Kjo kombëtare është krijuar së fundi nga Federata Shqiptare e Futbollit për të shërbyer si përzgjedhje e elementit më të mirë që do të kalojnë më pas tek kombëtarja Shpresa.

Interesante është fakti se baza e ekipit që drejtohet nga trajneri Ilir Biturku është me futbollistë shkodranë. Kështu, nga ekipi U19 I Akademisë Vllaznia janë thirrur plot 6 lojtarë dhe pikërisht portieri Kristi Qarri, mbrojtësit Elmir Lekaj dhe Serjan Repaj (ky i fundit nuk ka luajtur sot per arsye shendetesore), dy mesfushorët Uheid Hoxha e Eridon Qardaku si sulmuesi Akileu Ndreca.

Përveç tyre, në këtë grumbullim është thirrur edhe lojtari i Akademisë Ajaks Arber Daija. Por, trajneri Biturku ka thirrur edhe dy shkodranët që luajnë në Maltë, Ildi Gruda dhe Elsi Sala të cilët nga Akademia Vllaznia dhe ajo Ajaks, kanë kaluar tek klubi La Valeta.

Fakti që nga 20 futbollistët e thirrur në këtë grumbullim të dytë, 9 janë nga Shkodra, tregon më së miri vlerat e tyre. Dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht. Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një tjetër seleksionim dhe të gjithë këto lojtarë e kanë kaluar testin e parë.

Sa i takon miqesores se sotme, Besa ka fituar me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga Mellugja, por duhet thene se paraqitja e disa prej lojtareve shkodrane ka qene vertete e mire ne kete takim.

Futbollistët e rinj shkodranë jo më kot shquhen aktualisht në kampionatet e moshave që zhvillohen në vendin tonë duke fituar trofe dhe duke dominuar mbi të gjithë. Drejtuesit e Vllaznisë shpeshherë kanë ngritur zërin për më shumë vëmendje nga stafi I ekipeve kombëtare për ta dhe kjo gjë tashmë mesa duket është korigjuar sepse kombëtarja U20 flet vetëm me gjuhën e tyre.
© shkodrasport.com