Me shumë të ngjarë grupi prej pesë biznesmenësh që kanë bërë kërkesë për të marrë në përdorim Vllazninë, nuk do të jetë më bashkë.Dy prej pjestarëve të këtij grupi, Xhevdet Amuli dhe Paulin Radovani e kanë bërë të qartë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se nuk do hedhin asnjë lekë nëse nuk u njihet si aksion. Por përgjigja që kanë marrë ka qenë negative nga ana e drejtuesve të Bashkisë. Në kushte të tilla, ata me shumë siguri nuk do jenë më pjesë e këtij grupi.
Të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe dy biznesmenë të tjerë, Flamur Hoxha dhe Ylvi Mashi. Në kushte të tilla, I vetmi që nuk ka ndryshuar mendje është Agron Çela. Ai nuk do tërhiqet dhe do ta çojë deri në fund kërkesën e tij. Me një tërheqje të mundshme të katër biznesmenëve të tjerë, Bashkia duhet të mendojë tashmë për një ide tjetër për numrin e anëtarëve që do ketë Këshilli Administrativ. Sigurisht që numri I anëtarëve nuk do jetë më 7 siç u mendua por ndoshta më I vogël. Ka pak paqartësi se çfarë do ndodhë nëse deri më 9 janar edhe ndonjë biznesmen tjetër jashtë këtij grupi, do bëjë një kërkesë të tillë. Përpos kësaj, ka shumë paqartësi në statut edhe për kompetencat që do ketë Këshilli Administrativ dhe nga kush do varet ai. Të gjitha këto sigurisht që duhen sqaruar deri në mbledhjen e 9 janarit.
www.shkodrasport.com