Ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë në kompleksin “Internacional” të Pezë-helmësit aty ku luhej Vora-Shënkolli. Tension gjatë 90-të minutave, e madje edhe në mesin e pjesës së dytë, por loja ka rifilluar. Por, ka ndodhur më e keqja kur kanë mbetur edhe 5 minuta nga fundi.
Një faull për Vorën duket se ka shkaktuar një ngjarje të pazakontë, ka dhunë në fushë e madje edhe pjesëtarë të skuadrës së Shënkollit dhe rezerva nga stoli që kanë vërshuar drejt fushës!
Policia private e ka të pamundur që të shuajë incidentet, ndërsa edhe pse kanë nxjerrë disa pjestarëve të të dyja stafeve jashtë, sërish situata ka degraduar dhe është bërë e papërballueshme edhe nga ata pak policë privatë, mësohet se janë thirrur si përforcim forcat e rendit….
Loja eshte nderprere pikerisht ne minutat e fundit, atehere kur Vora udhehiqte me rezultatin 1-0. Ne fakt kishim kohe qe nuk degjonim per akte te tilla dhune ne futbollin shqiptar dhe ato u rikthyen pikerisht sot.