Sot pasdite Manchester City do të kërkojë në Brighton titullin kampion dhe i mjafton fitorja, ose çdo rezultat i njëjtë me Liverpool.
Në rast suksesi, Pep Guardiola do të fitojë trofeun e 26-të në karrierë, me 3 klube: Barcelona, Bayern e City. Kjo do të bënte që spanjolli të parakalonte në renditje një tjetër legjendë të stolit, Jose Mourinhon, i cili për momentin është ndalur te 25 trofetë.
Megjithatë, në renditjen e përgjithshme të trajnerëve Guardiola është ende shumë larg kreut. Në fron qëndron, i paprekshëm, i madhi Sir Alex Ferguson, i cili ka fituar 49 trofe, me Aberdeen e Manchester United.
Pas tij renditet Mircea Lucescu, me 32 trofe, ndjekur nga ukrainasi i paharrueshëm Valeriy Lobanovskyi, me 30 trofe./telesport/