Sytë e Manchester City janë drejtuar nga Alessandro Bastoni. Guardiola pëlqen shumë një nga lojtarët zikaltër, i cili për çudi nuk është shumë titullar i Interit, por një djalë i ri në rritje.

Antonio Conte i dha besim mbrojtësit të majtë të datëlindjes 1999, shpesh duke e vendosur në vend të ekspertit Godin, në prapavijën me tre. Sidoqoftë, është gjithashtu e vërtetë që Bastoni nuk figuron një shtyllë e projektit zikaltër.

Kjo është arsyeja pse, siç raportohet nga “Tuttosport”, Manchester City po mendon të trokasë në klubin e Milanos për shërbimet e këtij lojtari.

Interesant është fakti se në listën e dëshirave të “qytetarëve” të Premier League është edhe një tjetër mbrojtës i Interit. Fjala është për Milan Skriniar, i cili kushton shumë dhe vështirë të lëshohet nga presidenti Zhang./telemedia/