Pep Guardiola ka shpenzuar miliona që kur ka shkuar te Manchester City – por prapëseprapë nuk arrin të gjejë 7 zëvendësues për në udhëtimin në Burnley.
Dhe vendimi i tij për të lënë një vend bosh në stol nuk është pëlqyer aspak nga sportdashësit. Ok, duhet të pranojmë se trajneri spanjoll ka disa probleme me dëmtimet, si Stones, Sane apo Jesus.
Por mundësia për t’ia dhënë vendin bosh një të riu nga akademia i cili pret për momentin e jetës është ajo që duhet të kishte bërë Guardiola.
Njerëzit në Twitter e kanë quajtur një turp vendimin e tij, ata kanë kujtur trajnerin se ka shpenzuar miliona për akademinë.
Duke folur për vendimin e tij, Guardiola tha: “Nuk kemi më lojtarë, kjo ishte arsyeja pse kishim vetëm gjashtë zëvendësues.
“Kemi një portier dhe pesë lojtarë. Mund të kishim marrë një lojtar të skuadrës së dytë, por ata luajtën një ditë më parë.”/telesport/