Ronald Kuman vazhdon të mbetet në diksutim mbi të ardhmen e tij te Barcona. Holandezi nuk pati sezonin më të suksesshëm duke qenë se Champions League, por edhe kampionati rezultuan dështim.
Megjithatë, për Kuman ka folur në favor një zë i fortë për blaugranët.
Ai është Pep Guardiola, teksa trajneri i Mançester Sitit, thekson se Kuman e meriton të zhvillojë edhe një sezon me tifozë në stadium.
“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por Barça në pjesën më të madhe të sezonit ka luajtur mirë. Kuman e meriton një sezon tjetër, ku të ketë edhe tifozë në stadium. Aguero dhe Erik Garsia janë dy transferime shumë të mira për Barcelonën”, u shpreh Guardiola. /VipSport/