Nëse te Tottenham janë të kënaqur me barazimin 3-3 ndaj Manchester City nuk mund të thuhet se kjo gjë vlen për “citizens”, që ndihen të vjedhur. Më shumë ata e kanë inatin me gjyqtarin e ndeshjes (Hooper), me të cilin trajneri Pep Guardiola ka patur mjaft polemika. E jo vetëm ai.

“Nuk dëshiroja të flisja për gjyqtarët siç bën miku im Arteta, por ndonjëherë nuk arrij të konceptoj atë që bëjnë ata në fushë, që më nevrikosin. Unë e kuptoj që njerëzit mund të bëjnë gabime, por nuk mund ta pranoj atë që bëri ndaj Haaland”, tha Guardiola.

“Më befasoi fakti që vërshëlleu vetëm pasi Erling u rrëzua, u ngrit dhe bëri pasimin, me gjyqtarin që bëri gjestin për të vijuar lojën. Kur topi mbërriti te Grealusht ai vërshëlleu.

Haaland reagoi keq? Ashtu si të tjerët edhe ai ishte i zhgënjyer. Madje edhe vetë gjyqtari do të ishte i zhgënjyer nëse do të luante me ne. Gjithsesi, nuk është ky motivi i barazimit”, tha Guardiola.