Mançester Siti është duke bërë një sezon fantastik në “Premier League”. Por përveç rezultateve, futbolli i praktikuar nga Guardiola është i një tjetër niveli. Një futboll i bazuar vetëm në mbajtjen e topit dhe krijimin e aksioneve, pa i lënë shumë hapësirë golave të ardhur nga rastësia. Guardiola nuk ka ndërmend të heq dorë nga ky futboll, këtë e pranon dhe në deklaratat e tij: “Nëse futbolli im nuk funksion, atëherë unë do të tërhiqem pasi nuk e njoh një mënyrë tjetër.
Unë nuk dua të mbroj shumë, por dëshiroj të kem topin dhe më shumë hapësirë për të luajtur. Këtë e kam praktikuar që nga hera e parë në ekipin e dytë të Barcelonës. Ndonjëherë nuk funksionon, pasi skuadrat e tjera janë të mira, ose ne nuk jemi mirë në lojën tonë. Por ideja për të ndryshuar stilin e lojës, nuk ndodh kurrë në jetën time”, është shprehur Guardiola.