Arjanet Muriç është zgjedhur titullar nga trajneri spanjoll, Pep Guardiola, për sfidën e ditës së sotme që ka skuadra e Manchester Cityt, kundër Fulhamit të vlefshme për Kupën e Anglisë.
Përsa i përket portierit dardanas do të jetë sfida e dytë për të, qe e starton me fanellën e gjidandëve anglez si titullarë.
Kujtojmë që gardiani dardanas është vetëm 19 vjeç, teksa pas çdo jave duket se po arrin të fitojë besimin e strategut Guardiola. Arjanet Muriç iu bashkua qytetarëve këtë verë, teksa për moshën e tij të re, mund të quhet një arritje e madhe për të, pasi është vetëm në hapat e parë të karrierës. Portieri tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe tanimë nuk ka asnjë dyshim për të.
Me kalimin e kohës dhe me një eksperincë të mundshme që mund të marë Muriç tek skuadra e Manchester Cityt, Ujkani duhet të jetë paksa i trembur, pasi pak nga pak mund ti “rrezikohet” vendi i titullarit tek përfaqësuesja dardanase.