Ditën e sotme, Erling Haaland firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2034. Një lajm mjaft i gëzueshëm ky edhe për trajnerin Pep Guardiola.
Për vendimin e marrë mes palëve, ka zgjedhur të flasë dhe vetë trajneri i qytetarëve në një konferencë për shtyp. “Është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë ne në klub. Kur një lojtar vendos të nënshkruajë një kontratë si kjo, është sepse ai dëshiron të tregojë se sa shumë dëshiron të qëndrojë këtu.
Klubi gjithashtu ka besim te Haaland, Ata e dinë se sa profesionist është ai lojtar. Edhe Haaland ka besim te klubi, mendoj se ai e do Cityn, njerëzit rreth dhe Premier Leaguen.”, u shpreh tekniku spanjoll.