Në mbrëmje gjithçka bëhet gati për të pritur duelin e titullit mes Manchester Cityt dhe Arsenal, takim që do të staartojë në orën 21:00 në “Etihad Stadium”. Aktualisht “Topçinjtë” janë 5 pikë më shumë se “Qytetarët”, por këto të fundit kanë dy ndeshje më shumë për të zzhvilluar.
Në prag të këtij takimi ka folur trajneri Pep Guardiola, i cili ka theksuar se nëse të tijntë fitojnë ndaj Arsenalit në mbrëmje, atëherë titulli do të jetë në dorën e tyre.
“Na u desh shumë punë dhe muaj përpjekje për të ardhur në këtë pikë të sezonit. Tashmë fati është në duart tona. Natyrisht që edhe Arsenal ka në dorë fatin e tij, pasi nëse fiton do të varet edhe nga ata”.
“E përsëris, fati sot është në duart tona dhe nëse fitojmë nuk ka asnjë dyshim që ne do të bëjmë maksimumin për ta fituar titullin. Gjithsesi, deri në fund të sezonit ka ende edhe 7 ndeshje, ndaj do të jetë një garë e hapur për të dyja skuadrat”, ka theksuar tekniku spanjoll./newsport/