Transferimi i Jude Bellingham te Real Madrid nga Borussia Dortmund ka qenë një nga operacionet, nëse jo operacioni, më i suksesshëm i merkatos së verës.

Tani është zbuluar një prapaskenë në lidhje me këtë transferim, i mbyllur për 103 milionë euro plus bonuse (mund të arrihet deri në 133 milionë).

Vinicius Jr ka zbuluar se i ka dërguar mesazhe çdo ditë anglezit kur ishte te Borussia Dortmund për ta bindur të shkonte në Bernabeu.Mesazhe që kanë pasur një ndikim të madh duke parë se, në fund, zgjedhja e Bellingham ka qenë të transferohet në Madrid.

Gjithashtu, strategjia e brazilianit të Los Blancos ka arritur të mposhtë atë të Pep Guardiola-s.Trajneri i Manchester City-t, në fakt, është zbuluar se është përpjekur ta bindë Bellingham me një telefonatë prej tre orësh, por pa ia dalë./telesport/