Pep Guardiola është magjepsur me paraqitjet e belgut Kevin De Bryune te Manchester City.
Sipas spanjollit, mesfushori 26 vjeçar e ka të gjithë potencialin që të thyejë dominimin e Leo Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s në futboll.
“Nuk ka pikë dyshimi se Kevin de Bryune është një kandidat potencial për ta fituar ‘Topin e Artë’.
Ai nuk ka luajtur vetëm një ndeshje mirë, por të gjithë sezonin. E gjithë bota e di që për të fituar të tillë çmime duhet që të fitosh shumë tituj.
Është shumë e vështirë që të mund të ketë një futbollist që mund të luajë më mirë se ai në pozicionin që mban, duke pasur parasysh mënyrën se si është paraqitur”, deklaroi tekniku i “Qytetarëve”./EDS/