I pyetur nëse mendon se Real Madridi po luan si favorit në Ligën e Kampionëve pas fitores 3-1 ndaj skuadrës së tij, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola nuk e mohoi.

Trajneri i skuadrës nga Liga Premier deklaroi se Los Blancos ishin shumë më të mirë se ta dhe duket se ekipi i tij duhet të kaloi këtë cikël.

“Skuadra më e mirë fitoi sonte”, pranoi Pep Guardiola pas ndeshjes.

“Real Madridi ishte skuadra më e mirë dhe ata fituan, është e merituar. A duket Real Madridi sërish si fituesi i UCL? Sigurisht, një pretendent. Por ka shumë skuadra të mira”.

“Kam hasur në Madridin më të mirë në vitet e fundit, ata janë të aftë të kenë zotërime të gjata, të mbrojnë, të vrapojnë, kur duan të shkojnë për presion, kur janë në kundër-zbritje…, urime”, shtoi më tej Guardiola.

Real Madridi shkatërroi plotësisht Man Cityn me një diferencë 6-3 në të dyja ndeshjet për t’i eliminuar nga gara.

Ata tani do të përballen ose me Atletico Madridin ose Bayer Leverkusen në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/