Ruud Gullit ndalet te Napoli-Milan. Legjenda e kuqezinjve, një nga protagonistët e epokës së artë të skuadrës së drejtuar nga Sacchi dhe nën presidencën e Berlusconit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” në lidhje me sfidën në “Maradona”: “Shpresoj të përfundojë në të njëjtën mënyrë si përballjen e fundit mes tyre në Champions, por nuk do të jetë e lehtë. Napoli është i fortë”.

Ylli holandez analizoi edhe momentin e Milanit, i cili rrezikon të mbetet jashtë Champions League: “Do të ishte një katastrofë. Kuqezinjtë janë pas në renditje dhe rikuperimi i tyre do të jetë i vështirë, por duhet të japin maksimumin në ndeshjet e mbetura. Ende mund ta arrijnë vendin e katërt”.

Më pas, diskutimi u zgjerua te gara për titull, ku sipas Gullit ka vetëm një favorit: “Interi ka më shumë shanse”. Sa i përket Champions League, ish-numri 10 i Milanit nuk ka dyshime: “Them se do ta fitojë përsëri Real Madridi. Mund të ishte eliminuar, por Ancelotti gjithmonë gjen një mënyrë për t’ia dalë. Carlo është i jashtëzakonshëm. Megjithatë, nuk do më shqetësonte nëse do ta fitonte PSG-ja, që më impresionon me mënyrën e të luajturit”.

Në fund, Gullit foli edhe për lojtarët që i pëlqejnë më shumë: “Yamal është i pabesueshëm, por më lini të them diçka për Cristiano Ronaldon: nuk është e vërtetë që e kam kritikuar pas Europianit. E konsideroj një legjendë”./telesport/