Sulmuesi i Kukësit, Sidrit Guri, foli para ndeshjes me Kamzën për emisionin “Gol pas goli” në Supersport.
“Ndihem keq pasi dua të jem vazhdimisht në lojë dhe të shpreh vlerat e mia. Në dy fazat e para nuk kam qenë sulmues i mirëfilltë, ndërsa me ardhjen e Pakultit jam sulmues kryesor, prandaj kam shënuar dhe më tepër.”
Pse merrni kaq shumë kartona?
Si sulmues i vetëm që jam, kam më shumë presion dhe dalë nga vetja.
A ka oferta konkrete për shërbimet tuaja?
Nuk më kanë thënë diçka konkrete, por ka interesime mjaftueshëm dhe them se në fund të sezonit do lëviz.
Cila do të jetë preferenca juaj për tu transferuar?
Cila do të jetë më e mira për mua atje do shkoj. Kam qejf që të luaj në Evropë. Jam i ri dhe mund të rritem mjaftueshëm dhe të luaj në Evropë dhe jo të largohem pas saj.