Kristal Abazaj u zyrtarizua në orët e fundit në rradhët e klubit të Anderlecht, por duket se një element tjetër cilësor do i largohet Superligës.

Bëhet fjalë për Sindrit Gurin. Sulmuesi do transferohet në Rusi dhe do largohet nga ekipi i Kukësit.

Për këtë transferim të shkodranit në Rusi ka punuar Haris Fakic dhe menaxheri i njohur Shkumbin Qorrmemeti.

Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë me dije një lajm të tillë ndërsa momentalisht nuk bëhet i ditur emri i klubit ku do transferohet 23-vjeçari./newsport/