Sindrit Guri ka qenë personazhi kryesor i ndeshjes ndaj Partizanit me tre golat që shënoi.
Në fund të ndeshjes, ai është shfaqur para mikrofonit të “Gol pas Goli” me topin e ndeshjes në dorë, ku tregoi se në fakt atë ia kishte dhënë gjyqtari i ndeshjes.
Për formën që po kalon dhe tre golat
“Është e vërtetë dhe mendoj që kjo ndeshje erdhi në kohën e duhur.
Këto gola ishin një shkëndijë më tepër për mua që të vazhdoj me këto ritme dhe të shënoj sa më tepër”.
Për një ftesë të mundshme në Kombëtare
“E kam thënë gjithmonë dhe normalisht shpresoj që të thirrem, është ëndërr të përfaqësoj Kombëtaren.
Jam i gatshëm gjithmonë, nuk mërzitem që nuk kam qenë ftuar më përpara. Do të vazhdoj të bëj më mirë, si sot me tre gola, por edhe më një, duhet të jem gati 100% pasi Kombëtarja kërkon shumë”.
Për një largim të mundshëm në mbyllje të sezonit
“Duhet të flas me drejtuesit e klubit dhe mendoj se do të kemi një mundësi që të arrijmë të dalim të kënaqur të dy palët.
Nuk asgjë e keqe që të përfitojë edhe presidenti nga unë, pasi investon për ekipin”.
Për topin me firma
“Këtë mori arbitri dhe më tha ‘hajde ta marrësh’. Këtë mora, se nuk e kisha mendjen pas ndeshjes”.
Për penalltinë
“Ishte kontakt, nuk ishte 100%, ishte i lehtë, por me atë shpejtësi që kisha nuk kisha manovrim. Ndoshta kërcimi ishte i tepruar, dukej sikur nuk ishte, ndaj arbitri e mendoi ashtu.
Them gjithmonë më mirë të hidhem e të mos dëmtohem. Por mendoj se ishte penallti, kam edhe shenjat që tregojnë që ishte.
Sa i përket trajnerit, ai më tha që kisha mundësi të shënoja më shumë, por tha ‘ruaje për ndeshje të tjera’”. /vipsport/