Laçi në finale, goli i Reginaldos u dha kurbinasve kualifikimin, edhe pse Guri kishte shënuar i pari.

Goli në fushë kundërshtare bëri që bardhezinjtë t’i gëzoheshin kualifikimit në fund. Kukësi i bën punë vetëm fitorja për t’u kualifikuar në finale dhe skuadra e Pacult që në fillim tregoi objektivin, duke tentuar ta zhbllokojë sa më shpejt rezultatin.

Rreziku i parë u regjistrua nga vendasit me anë të Shkodrës. Mesfushori lëshoi një goditje të fortë nga një goditje dënimi, me Selmanin që nuk e kontrolloi dot topin, por ishte  Shtubina që largoi rrezikun.

Në të 11’ u regjistrua një rast i pastër nga Laçi, por Lulaj me kokë godit mbi tra, edhe pse ishte shumë pranë portës së mbrojtur nga Frashëri.

Loja kontrollohet nga Kukësi, por Laçi ia dhuron golin e avantazhit. Lulaj mes tre lojtarëve humbet topin dhe më pas Cale vertikalizoi për Gurin, i cili u pengua në zonë nga Selmani.

Penallti dhe sulmuesi shkodran i Kukësit zhbllokoi takimin. Kurbinasve u bëhet edhe më e vështirë, ndërkohë që Mezani bëri një lëvizje të shpejtë, duke hedhur në fushë Lushkjen për Lulajn.

Vendasit janë më të qartë në lojën e tyre dhe deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati më gol, duke u mbyllur 1-0.

Laçi në pjesën e dytë nisi të shihte më shumë nga porta e Kukësit, pasi u mjaftonte një gol për të siguruar kualifikimin në finale.

Në minutën e 78-të do të vinte pas një krosi të Lushkjes, me Reginaldon që i rrembeu kohën mbrojtjes vendase dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Dhjetë minuta më pas ishte Kallaku që kishte një mundësi të mirë për të pasuar për Uzunin, por gjuajti në portë dghe nuk shënoi. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, 1-1 dhe Laçi në finale.