Sindrit Guri është ylli i radhës në Superiore që do të shitet në verë, pas Kristal Abazajt, që dje u zyrtarizua tek Anderlehti.
Sulmuesi i Kukësit po zhvillon një sezon fantastik dhe është gati për të provuar veten me kampionate më cilësore.
Interesim ka nga shumë klube, por Sport Ekspres mëson se tashmë sulmuesi është pranë kalimit në Austri.
Është vetë trajneri Peter Pakult ai që u ka dhënë informacion disa prej klubeve austriake që janë interesuar për sulmuesin.
Trajneri i Kukësit, një emër shumë i njohur në Austri, e ka të qartë se Guri nuk do të vijojë në Shqipëri, ndaj po mundohet të bindë drejtuesit e Rapidit të Vjenës se investimi te sulmuesi është i sigurt.
Kostoja e Gurit nuk është e vogël, por edhe jo aq e madhe sa të trembë klubet austriake, aq më shumë që në Austri njohin Salihin dhe e dinë se blerja e Gurit mund të jetë një tjetër investim i shkëlqyer./sportekspres/