Në kampin shkodran ka entuziasëm pas nisjes së mbarë të kampionatit, por kapiteni Erdenis Gurishta bën thirrje për qetësi sepse vendi i parë në renditje nuk është gjithçka.
Ai ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Sport Shoë” në TV1 Channel ku ka folur në lidhje me fillimin e sezonit, atmosferën në ekip por edhe objektivat e tij për këtë sezon.
“Fillimi tek ekipi i Vllaznisë është shumë i mirë, normalisht që ka të bëjë edhe dora e trajnerit dhe gjithë stafit teknik, sepse nuk është vetëm trajner i parë, por edhe Elvis Plori trajner i dytë që e njeh shumë mirë futbollin në Shqipëri.
Por është edhe afrimi i sponsorëve që po na qëndrojnë gati në çdo gjë, por e rëndësishme ishte që ta fillonim mbarë. E nisëm mbarë me Devollin për kupë, pastaj ndeshja tjetër me Apoloninë në Shkodër shkoi mirë, ndërsa ndeshja kundër Skënderbeut normalisht që ishte më e vështirë, por sërish rezultuam fitues.
Shpresojme që të vazhdojmë me këtë formë që jemi duke treguar. Fakti që jemi në krye të tabelës së klasifikimit ëhstë pozitive, por për momentin renditja nuk është tregues.
Kjo sepse janë vetëm dy ndeshje dhe nuk duhet të ketë presion dhe të mendojnë tifozët që ekipi është për kampion duke ndikuar edhe në rezultate. Mendoj që duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe besoj se jemi në rrugën e duhur”- është shprehur kapiteni i kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/