Vllaznia fitoi sot ndeshjen e parë miqësore kundër Traiskirchen, e vlefshme si miqësore. Mjaftoi goli i Vulajt që shkodranët të merrnin një fitore që i jep tjetër marsh anës morale të lojtarëve. Para miqësores, shkodranët u futën në një video live teksa udhëtonin drejt stadiumit ku do të luanin.
Erdenis Gurishta dhe Herald Marku ishin dy lojtarët që ranë në sy. Sikurse në rrjetet sociale që kanë treguar se janë miq të mirë, edhe në autobus ishin ulur së bashku. Ndërkohë në krye të autobusit, pranë shoferit qëndronin presidenti Alban Xhaferi si dhe trajneri Mirel Josa.
Atmosfera ne kampin kuqeblu duket shume e mire dhe padyshim qe ajo eshte shume e rendesishem edhe ne ecurine e skuadres. Deri tani te Vllaznia gjerat duken ne rregull dhe te gjithe shpresojne te vazhdoje keshtu.
Pas miqesores se sotme me Traiskirchen te fituar 1-0 me golin e Vulajt, Vllaznia ka nder mend te zhvilloje edhe dy ndeshje te tjera miqesore ne ditet ne vijim, para kthimit ne Shkoder.