Vllaznia e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë e ndeshjes ndaj Erzenit që po luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e fundit të kampionatit.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol deri në minutat e fundit. Ekipi shkodran në fakt ka luajtur më mirë dhe ka patur dy- tre mundësi shënimi me anë të Junior, Mehmedajt dhe Krujës. Rasti më i pastër ka qenë ai i minutës së 42-të kur Kruja e Junior vonuan në gjuajtje duke mos arritur dot ta dërgojnë topin në rrjetë.

Por atë që nuk e bënë sulmuesit do ta bënte një mbrojtës. Një top i mbetur në zonë, është goditur fort nga Gurishta dhe ai ka përfunduar në rrjetë.

Ndërkohë në fund të ndeshjes do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të kupës për ekipin e Vllaznisë si kampion i Grupit A. Nga FSHF do të vijë një nga drejtuesit e lartë të saj për t’ia dorëzuar atë kapitenit Lika.
© shkodrasport.com