Vllaznia e nisi me fitore vitin 2021. Shkodranët mposhtën minimalisht Teutën në “Loro Boriçi” me golin e Ardit Hoxhajt.

Një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Erdenis Gurishta. Kapiteni në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, u shpreh:

“Jam shumë i kënaqur, siç e shikojnë të gjithë kjo Vllaznia po i dominon të gjithë në fushën e lojës. Duhet të qendrojmë me këmbë në tokë pasi nuk kemi arritur asgjë.

Gjithashtu edhe unë duhet të qendroj me këmbë në tokë, kam një kontratë deri në fund të sezonit, por tani ka rëndësi ecuria e skuadrës.

Vitet e kaluar kam ndryshuar shumë pozicione në të mirën të skuadrës dhe kjo ndikuar që të marrë më shumë ekperiencë.

Te moshat e kam nisur si mbrojtës qendre, por në skuadrën e parë u pozicionva në krah dhe realisht më pëlqen të luaj në krah pasia gjithmonë të sulmoj”./newsport/