Kapiteni i Vllaznisë, Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ka komentuar ecurinë e skuadrës kuqeblu. “E kishim vlerësuar ndeshjen, Skënderbeu nuk kishte se çfarë të humbiste, por goli i parë i shënuar që në fillim, e hapi lojën”.
“Jemi skuadra që po bëjmë futbollin më të bukur. Mungesat? E kemi thënë edhe më parë se Vllaznia ka edhe stol”.
“Jemi ndeshur me të gjithë dhe askush nuk na ka dominuar, me të drejtë tifozët pretendojnë titullin. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”
“Më pak shkodranë në skuadër? Më parë kemi patur shumë shkodran, por nuk kemi patur rezultate të mira. Tani kemi më pak, por rezultatet janë më tëmira”.
“Brdaric? Është çelësi i Vllaznisë deri në këtë moment. Përveç një trajner, është edhe një shok për lojtarët. Është një trajner serioz dhe shumë i mirë”.
“Atmosfera është e mirë. Edhe trajneri na kërkon që kur të zbresim në fushëne lojës të mos mendojmë për rezultatin, por të mendojmë për të luajtur futboll, duke sulmuar, ashtu siç e kemi parë deri tani”.
“Kombëtarja? Çdo futbollist e ka si ëndërr. Te U21 kam arritur, por te Kombëtarja e madhe besoj se më parë duhet të luaj jashtë Shqipërisë. Në një kampionat më të fortë, arritja e Kombëtares besoj se është më e lehtë”
“Ndeshja e radhës, ajo me Tiranën? Para ndeshjesme Skënderbeun u thashë shokëve se kjo ndeshje është më e rëndësishme se Tirana, sepse korçarët nuk kishin se çfarë humbisnin. Tirana nuk ka nevojë për komente, dihet se çfarë ndeshja është. Me rezultatet e fundit, besoj presioni bie mbi Tiranën, ne jemi më të qetë”.