Të shtunën Vllaznia do presë Partizanin në 16:00 në ‘Loro Boriçi|’. Ndeshja vlen për javën e 26-të të Superligës, ndërsa dueli pritet i luftuar për vetë pozitat e skuadrave në klasifikim.
Kryesuesit e Brdaric kanë marrë lajmin e mirë të rikthimit të Imamit. Mbrojtësi kishte një dëmtim që e mbajti jashtë disa ditë, me pauzën e Kombëtareve që ka ndikuar për mirë në rikuperimin e mëngjarashit.
Për ndeshjen me “Demat” do mungojë kapiteni Gurishta, që është ndëshkuar me katër kartona të verdhë. Trajneri Brdaric do duhet të bëjë pa mbrojtësin e djathtë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e Da Silvës.
Braziliani ka disa javë jashtë, me 28 vjeçarin që vuan një dëmtim në gju. Ai ka filluar nje stervitje te lehte me ekipin, por nuk ende i gatshem per te luajtur.