Keqardhja per dy piket e lena ndaj Tiranes ehste e madhe ne rradhet e te gjithe futbollisteve te Vllaznise, megjithate per kapitenin Erdenis Gurishta, loja e mire ndaj bardhebluve eshte nje garanci e madhe per te ardhmen.
Nje deklarate te tille numri 2 i kuqebluve e ka bere ne emisionin “Sport Arena” ne televizionin Rozafa ku ka qene i ftuar, teksa ka folur edhe per ndeshjen e rradhes, ate me Egnatian.
“Te gjithe jane kenaqur me futbollin qe kemi zhvilluar ne kete ndeshjen e fundit ndaj Tiranes, por ne fund te fundit ato qe vlejne jane piket dhe ne jemi te merzitur qe nuk i morem te trija ne kete ndeshje.
Ndoshta do kisha qene me i kenaqur me nje loje jo dhe aq te bukur por me tre pike ne fund te takimit, por gjithsesi loja e bukur te jep shprese dhe garanci edhe per vazhdimesine.Ne e dominuam Tiranen qe nga minuta e pare e deri tek e fundit dhe besoj shume tek suksesi ne ndeshjet e ardhshme.
Jemi te fokusuar tani tek sfida e rradhes me Egnatian. Ne pamje te pare kemi dy ndeshje te lehta rradhazi, ato me Egnatian dhe Kastriotin e per kete arsye shanset jane qe ne fund te fazes se dyte te jemi me prane kreut, por gjithsesi ne nuk do te shohim se çfare do te bejne skuadrat e tjera, do shohim vetem veten dhe e gjithe vemendja eshte tek ndeshja e se premtes me Egnatian qe duhet ta fitojme patjeter”- ka thene Gurishta.
Ai ka qene i ftuar ne emision bashke me Hysen Zmijanin, nje tjeter ish- mbrojtes i djathte dhe lojtar qe ka mbajtur fanellen me numrin 2 tek Vllaznia. I pyetur nese e ka si model qe deshiron ta ndjeke, kapiteni aktual i kuqebluve eshte shprehur:
“Nese dikush me krahason me Zmijanin, padyshim qe eshte nje kenaqesi shume e madhe per mua. I kam trasheguar pozicionin e mbrojtesit te djathte dhe po ashtu edhe fanellen me numrin 2, megjithate jemi shume larg sa i takon nivelit sepse profesor Hysa ka qene nivel tjeter, megjithate une gjithmone do te mundohem ta imitoj dhe te jap me te miren time per kete skuader”. /SHKODRA-SPORT.COM/