Skënderbeu u mposht në shtëpi mes polemikave në ndeshjen e prapambetur të Superiores me Dinamon. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh se skuadra e tij bëri një pjesë të parë më të mirë se blutë, por nuk preferoi të komentonte penalltinë e kundërshtarëve.
“Për mendimin tim ne ishim më mirë në pjesën e parë. ata rrezikuan në fillim, pastaj ne ishim më mirë. Për penalltinë nuk do komentoj nëse ishte apo jo. Pas penalltisë Dinamo vonoi lojën me shumë faulle. Më pas ne i provuam të gjitha me katër sulmues. Ky është futbolli, por do tentojmë për më shumë sukses në vazhdimësi.
Në pjesën e dytë nuk kishim mundësi të luanim futboll, sepse Dinamo vonoi shumë. Edhe shtesa ishte vetëm 5 minuta. Prapë ishte një moment i vështirë i lojës.
Dinamo ishte më e qetë sepse shënoi golin nga penalltia dhe luante për kundërsulm. Dinamo ishte me 5-3-2 më pas. Do rrinte mbrapa fortë dhe më pas do provonte për kundërsulm.
Isg=hte një minus për ne kur doli jashtë Franklin. Në pjesën e parë ai e bëri një diferencë. Dinamo mbas golit ishte më e fortë se ne. Kjo ishte diferenca se përse nuk ishin mirë në pjesën e parë. ata rrinin shumë mbrapa dhe ishte shumë e vështirë me një pasim të bukur”, tha Gvozdenoviç për “MCN”.