Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Laçit. Shifrat 1-2 në “Elbasan Arena” nuk kënaqin teknikun serb e as tifozët, me kurbinasit që u kthyen në surprizë të ditës. Mbrojtja verdheblu fut ujë dhe kjo u duk dhe sot ku elbasanasit pësuan sërish të parët dhe u vunë në ndjekje të rezultatit.

“Jam shumë i mërzitur. Nuk ishim përqendruar, goli i parë erdhi shumë shpejt. Gjithë përgjegjësia mbi mua, është turp. Një ditë e keqe për ne sot, në radhë të aprë për mua. Laçi ishte më agresive, më e qetë, e meritoi të fitonte. Komplimente Laçit.

Ne ishim përgatitur gjatë javës. Në fillim nuk ishim mirë, nuk kapëm ritmin e lojës. Nuk mund të pësosh gol në minutën e 5-të kur e di që është një ndeshje e rëndësishme. Ditë e keqe për ne.

Ishim në sistem rombi. Blaise ishte nga krahu, pastaj ndrushuam modulin se ai është për afër porte ngaqë luan mirë me shpinë nga porta.

Ne pas golit humbim kohën e presionit, agresivitetin. Ishim gjithnjë në kohë reagimi të kundërt. Doli si doli në fund”, u shpreh Gvozdenovic.