Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic normal që do të jetë i lumtur pas fitores 0-2 kundër Skënderbeut. Ish-tekniku i korçarëve ka folur në intervistën pas mbarimit të ndeshjes hapëse të javës në Superiore.
Serbi mesa duket ka marrë hakmarrjen që kërkonte në mënyrën e duhur, duke treguar vlerat në menaxhim me suksesin e arritur pikërisht në fushën ku u bë i njohur.
“Mirëmbrëma, faleminderit. Sot ishim të përqendruar vetëm tek pikët. Na duheshin pikët sot.
Pas minutës së 20-të ishin më mirë në çdo sekondë, në çdo minutë. Në 15 minutat e para ata ishin më mirë se ne. Por pastaj ne ishim më të përgatitur.
Fusha ishte e keqe sot. E dija që nëse shënonim 1 gol, do të ishte e vështirë për Skënderbeun pastaj. Jam i kënaqur, sulmi bëri 2 gola dhe funksionojë.
I di pikat e dobëta dhe të forta të Skënderbeut. Kjo ishte një plus, ndoshta.
Po fiks si Arsenali për goditjet e këndit, ai aksioni nga korneri nga erdhi goli. Çunat treguan që ne punojmë në stërvitje.
Për dhuratë? Kemi nevojë për 3 ose 4 përforcime. Kam folur me klubin, do të shohim”, u shpreh Gvozdenovic.