Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme në “Air Albania”, duke mundur Tiranën me rezultatin 3-4. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh tepër i lumtur për tre pikët dhe se tani premton vazhdimësi.

“Sot ishte shumë e rëndësishme, sepse ishim në një moment shumë të vështirë. E thashë që kisha shumë besim te lojtarët. Kishim nevojë vetëm për një fitore dhe tani do vazhdojmë. Sot ishim skuadra më e mirë dhe e merituam fitoren.Tani kemi Frenklin dhe mund të luajmë 4-3-3 ose 4-2-3-1. Por nuk ishim keq edhe pa Frenklin.

Ishim me tre mungesa. Jo vetëm Rabiu, po edhe Ramos e Pecani. Por sot edhe Janaqi, një djalë i ri bëri mjaft mirë për skuadrën. Ne kemi dy objektiva. Të parin për të luajtur futbollin e bukur dhe të dytin për të shkuar sa më larg në tabelë.

Sot nuk do bëjmë festë, sepse Teuta vjen shumë shpejtë. Me Teutën është një ndeshje e vështirë, por do përgatitemi mirë”, u shpreh Gvozdenoviç për “MCN”.