Pas 2 vitesh të mbush ura me suksese dhe arritje të pamenduara në kampin korçar Ivan Gvozdenoviç largohet nga Skënderbeu. Një dorëheqje, që vjen pas një sezoni jo të mirë dhe e ndikuar nga gjashtë ndeshje pa fitore që iu vu vula pas humbjes në Laç. Një humbje që pas të cilës trajneri i Skënderbeu i ka paraqitur dorëheqjen te presidenti Takaj.

Dorëheqje që është refuzuar fillimisht nga kreu i klubit korçar, por pas insistimit të serbit gjithçka ka marrë një rrugë pa kthim. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Gvozdenoviç tregon arsyet që e çuan të jepte këtë dorëheqje dhe faktin se si e ka përjetuar këtë aventurë te Skënderbeu të mbyllur me një fund të hidhur pas shumë suksesesh.

“Largohem me një mal me emocione dhe arritjesh, pasi është një klub që mua më ka dhënë shumë suksese dhe shumë emocione kur kam qenë lojtar. Por më ka dhënë po aq emocione dhe ndjesi të mirë edhe për dy vitet që kam qenë në krye të këtij ekipi. Kam pasur një bashkëpunim të ngushtë me te gjithë pjesëtarët e këtij klubi që dua t’i falënderoj nga i pari deri tek i fundit.

Jam ndier mirë së bashku me ta dhe jam i emocionuar pas kësaj ndarjeje, por ka qenë diçka e duhur që duhet të ndodhte, pasi nuk kishim një ecuri të mirë dhe në kushte të tilla mendoj se duhej një shkundje. Pra, unë lashë mënjanë të gjitha emocionet dhe vendosa ta jap unë shkundjen që na ka kunguar në këto javë”.