Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh i lumtur për 3 pikët e marra ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, tekniku serb i skuadrës korçare, u shpreh:
“Kundër Partizanit ishim shumë bukur por nuk morëm pik. Sot ishte e rëndësishme të fitonim pikët. Ishte një javë shumë e vështirë. Meritonim edhe pikët kundër Partizanit. Tani mund të them bravo çunave. Me këtë fitore jemi në rrugën e duhur.
Kur ishim 11 kundër 11 ishim shumë më mirë. Me një lojtar më shumë Vllaznia e kontrolloi ndeshjen. Ishim në presion për ta fituar ndeshjen. 1 pikë në 2 javë ishte shumë pak për ne, ndaj ishim në presion.
Duhet të gjeneronim topin me më shumë rritëm edhe të luanim shpejt nga krahët. Në pjesën e dytë ishim disi më mirë. Patëm rast me Rashicën. Kjo mungoi sot.
Nuk ishte nervozizëm në fund, por ishte frikë. 2-3 minutat e fundit, ishim në frikë, sepse Vllaznia është e fortë në ajër. Ndikon edhe eksperienca. Duhet të prisnim momentin për të shënuar, jo të nxitoheshim. Duhet edhe cilësi edhe eksperiencë”, u shpreh Gvozdenoviç.